7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kroacia thotë se e “mposhti” koronavirusin, fillon turizmi

Rekomandime

Kroacia ka shënuar një rënie të të prekurve me Covid-19. Vetëm 14 persona janë diagnostifikuar me koronavirus gjatë ditës së diele, ndërsa situata epidemiologjike është duke u përmirësuar dita ditës, me 2030 të infektuar deri më tani, me 1,103 persona që kanë kontraktuar sëmundjen.

- Advertisement -

Mediet kroate raportojnë se në ambientet e kujdesit shëndetësor, situata është relativisht e qetë, ka shumë pak njerëz në respirator dhe orët e gjata të natës nëpër spitale janë shfuqizuar.

Deri më tani, 55 njerëz kanë vdekur, por shumica ishin të moshuar që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme për një kohë të gjatë para infeksionit.

Epidemiologët thonë se me ardhjen e pranverës virusi ka të ngjarë të përfundojë, por nuk mohojnë se priten raste të reja në shtator.

- Advertisement -

Megjithatë, në Kroaci vazhdojnë masat për kujdes dhe distancë sociale.

Kroacia ka filluar punën për sezonën turistike, kështu që politikanët kroatë po bisedojnë me homologët e tyre për organizimin e turizmit.

- Advertisement -

Në Kroaci tanimë kanë arritur turistët e parë nga Sllovenia, ndërsa edhe gjermanët dhe austriakët kanë shfaqur interes ta vizitojnë vendin.

Kroacia pritet së shpejti të marrë një vendim për thirrjen e zgjedhjeve Parlamentare, që me shumë gjasa mund të zhvillohen në mes të korrikut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit