2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Afera “Brezovica”, këta janë tetë të arrestuarit në aksionin e sotëm të policisë

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar për bastisjen e 12 lokacioneve në katër qytete lidhur me aferën “Brezovica”, shrkuan Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas njoftimit aksioni ka rezultuar me tetë të arrestuar, përfshirë tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Sipas prokurorisë, personat e arrestuar dhe të ndaluar për 48 orë janë: A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A.

Ata dyshohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

- Advertisement -

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, Tri (3)armë, Një (1) karikator me 5 fishek të kalibrit 7.65mm, Tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm, Njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm, Një (1) kompjuter, Një (1) veturë X6, Pesë (5) telefona, Një (1) orë dore.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot, kanë realizuar aksionin “Brezovica 3” ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan, ku fillimisht janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, ndërsa, gjatë ditës është arrestuar edhe një (1) person tjetër i dyshuar.

Tetë (8) personat e arrestuar me inicialet A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-ës, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-ës.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar:

– Dokumente të ndryshme,

– Disa fletore me shënime,

– Tri (3)armë,

– Një (1) karikator me 5 fishek të kalibrit 7.65mm,

– Tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm,

– Njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm,

– Një (1) kompjuter,

– Një (1) veturë X6,

– Pesë (5) telefona,

– Një (1) orë dore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit