1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Afera “Brezovica” – ngrihen xhirollogaritë e kompanisë së Veton Surroit

Rekomandime

Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë njoftuan se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.

Në mesin e mjeteve të ngrira financiare, janë edhe ato të kompanisë “Stella Consulting” Sh.P.K., firmës private në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Gentjan Sula dhe publicistit Veton Surroi.

- Advertisement -

Paparaci, ka mësuar se autoritetet e gjyqësisë kanë vendosur për bllokimin e xhirollogarive bankare të “Stella Consulting” Sh.P.K.Siç ka mësuar mediumi online Paparaci, bazuar në burime brenda autoriteteve të drejtësisë, ditëve në vijim pritet konfiskimi i pasurisë që dyshohet të jetë fituar jashtëligjshëm nga të dyshuarit e aferës “Brezovica”.

Investitorët e kompanisë “Stella Consulting”, në të cilën publicisti Veton Surroi mban në pronësi 30 për qind të aksioneve, dyshohet se i ka dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku tha të premten se shuma e ngrirë e mjeteve financiare, dyshohet se është përfituar përmes veprave penale.“Ajo çka është më e rëndësishme, gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetorit deri sot, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë këta të pandehur dhe familjarët e tyre, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro”, tha ai.

- Advertisement -

Më 6 janar, Policia e Kosovës bastisi nëntë lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe zyrtarë të kësaj ministrie.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, tha në një konferencë për media, se të arrestuarit dyshohen për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje të rryshfetit.“Me vendim të prokurorit, sot është ndaluar për 48 orë Bedri Halimi, kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjithashtu është ndaluar ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje të ryshfetit. Gjithashtu me vendim të prokurorit është ndaluar edhe një qytetar, respektivisht një investitor në Brezovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit”, tha Jashari.

- Advertisement -

Aksioni i sotëm është vazhdimësi e hetimeve të 21 dhjetorit të vitit 2021, me ç’rast u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, i cili dyshohet për dhënien në mënyrë të kundërligjshme të lejeve të ndërtimit në Brezovicë.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, emri i Veton Surroit figuron në listën e aksionarëve me 30% në kompaninë “Stella Consulting” Sh.P.K.. Aksionari tjetër është Gentjan Sula me 70% të aksioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit