13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Habit me deklaratën Gani Geci, paralajmëron veprime politike të Osmanit ndaj VV-së dhe Kurtit

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka habitur me postimin e tij pak minuta më parë, duke lavdëruar presidenten Vjosa Osmani.

Kujtojmë se Geci e kishte kritikuar vazhdimisht Osmanin pasi Lista Guxo bëri koalicion me Lëvizjen Vetëndosje.

- Advertisement -

Geci shkruan se LDK-ja duhet ta falenderojë publikisht Vjosa Osmanin për veprimet e saj politike pasi pati reforma të thella në LDK dhe PDK ç’ka sollën një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet lokale.

Tutje ai thotë se nëse presidentja Osmani nuk do të mundet ta bindë LVV-në dhe kryeministrin Kurti ti pranoj këshillat e SHBA-ve do të ndërmarrë hapa të tjerë politikë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Te dashur miq,

Ne të LDK-së duhet ta falenderojmë përzemërsisht presidenten e Republikës së Kosovës për veprimet e saj konstruktive politike.
Me veprimet e saj politike e shtyri të jap dorëheqje Isa Mustafën dhe filluan reformat e thella dhe të jashtëzakonshme në LDK, reforma të cilat sollën sukses shumë të mirë në LDK.
Gjithashtu me veprimet e saj politike u bënë reforma edhe në PDK edhe kjo parti kaloj në duar të Prishtinës, fundi fundit as Lumir Abdixhiku e Përparim Rama, e as Memli Krasniqi e Uran Ismaili asnjë të keqe nuk ja kanë bërë Kosovës e as kosovarëve, me këto reforma LDK edhe PDK korren rezultate shumë të mira në zgjedhjet e 17 tetorit.

- Advertisement -

Dhe së fundi me veprimet e presidentës u thye arroganca e majtë komuniste edhe në LVV dhe tani nëse presidentja nuk mundet me bind LVV dhe lideri u tyre Albin Kurti ti pranoj këshillat politike Amerikane edhe projektin Amerikan për GASSIN, mbajeni mend se presidentja do të mund të marrë hapa tjerë politikë për ti përmbushur kërkesat e miqëve tanë amerikanë si në rrafshin politik për bisedimet me Serbinë si në rrafshin ekonomik përfshirë këtu projektet Amerikane për Ballkanin Përendimor.

Pra, mbetët për tu parë çfarë instruksionesh do ti japin presidentes në Amerikë në Samitin për Demokraci.
Tani për tani e vetmja lidhje e Kosovës me Amerikën eshtë presidentja jonë pro-Amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit