1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Agim Bahtiri betonon pozicionin e VV’së, s’ka dorëheqje të Konjufcës

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë se Glauk Konjufca nuk mund të shkarkohet.

Bahtiri përmes Facebook-ut ka postuar një fotografi me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku ka ftuar LDK-në që të bëhet e arsyeshme për arritjen e marrëveshjes.

- Advertisement -

“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka shkruar Bahtiri.

Tutje Bahtiri ka shkruar se kthimi para 26 dhjetorit nuk është i mundshëm.

“Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij. Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve”, ka shkruar Bahtiri.

- Advertisement -

Të hënën pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit