7.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, zbulohet çfarë i tha burri 19-vjeçares para se t’ia merrte jeten

Rekomandime

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë, ku 28-vjeçari Ilir Dokaj privoi nga jeta bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren shqiptare, Sheila Bakija, si dhe i pIagosi rëndë të atin.

- Advertisement -

Dokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e këcrënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar. Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëIIuar këdo që i doli përpara. PIumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i pIagosur rëndë babai i vajzës.

Sipas hetimeve, Dokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit