7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Serbia i detyrohet Kosovës 2.8 miliardë euro për fondet pensionale

Rekomandime

Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontributdhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë eurosh. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës.

Kështu u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë -Serbi nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (Ridea), e cila me këtë rast ka dalë edhe me rekomandime për çështjen e kthimit të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore nga ana e shtetit serb.

- Advertisement -

Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontributdhënës të Kosovës nuk përfshin interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontributdhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.

Kemi totalin e borxhit 2.8 miliardë euro në tërësi, mirëpo duhet cekur që në këtë shifër nuk përfshihet instituti statusor, borxhi për periudhën 2017-2018, borxhi ndaj pensionistëve kontributpagues që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet në BVISIPI dhe të ish-KSAK”, tha Kotorri.

Disa nga rekomandimet për çështjen e fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidor, të cilat dolën nga ky studim janë, që Serbia duhet ta pranojë se e drejta në pension është e drejtë themelore e fituar në bazë të punës, që ta pranojë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo pasuror, që zyrtarisht ta pranojë detyrimin e saj politik dhe moral për kompensimin e pensionistët kontribut-pagues dhe që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjitha dokumentet relevante dhe të duhura për të zhvilluar argumentet e saj gjatë negocimit në emër të qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit