6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

A ishte Ushtria e Kosovës në veri sot?

Rekomandime

Në veri të Republikës së Kosovës sot Policia e shetit ka zhvilluar një aksion të gjerë nga i cili kanë mbetur të arrestuar dy persona, ndërsa një i tretë është në arrati.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe fshehje të fakteve rreth rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivnaoviq.

- Advertisement -

Ndërkohë në fotografitë që i posedon Gazeta Express, në mesin e makinave e autoblindave të Policisë së Kosovës që kanë marrë pjesë në aksion gjendet edhe një kamion me forca të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Gazeta Express ka provuar që të kontaktojë me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berishën dhe zëvendësministrin, Burim Ramadani, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërkohë përmes një emaili drejtuar Zyrës për Media në Ministrinë e Mbrojtjes gazeta ka kërkuar një konfirmim zyrtar nëse Ushtria e Republikës së Kosovës ka qenë e përfshirë në aksionin sotëm në veri të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit