-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Agim Bahtiri: Dardan Molliqaj takohej në bodrume me njerëz të fuqishëm

Rekomandime

Agim Bahtiri i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, pretendon se di për disa takime të fshehura e në bodrume të kandidatit për deputet nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj, me biznesmenë të fuqishëm.

- Advertisement -

Bahtiri, fillimisht ka folur për një marrëveshje të AKR’së me PSD’në.

“Unë kam qenë prezent, ka qenë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë Dardan Molliqaj, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati. Ata kanë qenë në qeverisje vetëm kanë qenë prapa perdeve. Shikojeni marrëveshjen që e kanë nënshkruar me AKR-në dhe shikoni se çfarë bëhet aty”, ka thënë Bahtiri fillimisht.

Ai tutje ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë biznese me njerëz në podrum.

- Advertisement -

“Zotëri Dardan e dinë shumë mirë që binte në atë podrumin aty poshtë dhe bisedoje me njerëz të fuqishëm të biznesit, e dinë ai me kënd”, është shprehur Bahtiri në një emision televiziv.

Bahtiri që së fundmi është anëtarësuar në VV, kishte reaguar në Facebooj pasi bashkëpartiaku i tij, Haki Abazi tha se Molliqaj e ka sulmuar fizikisht, duke e quajtur “sulm banditesk”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit