Agim Bahtiri i reagon Vuçiqit për bazën e FSK-së: Tërhiqe deklaratën, ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e Kosovës

0
332

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i është përgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me pretendimet e këtij të fundit për bazën ushtarake të FSK-së në komunën që udhëhiqet nga ai.

Bahtiri përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenojë sigurinë e banorëve serbë të Kosovës.

Tutje ai shkruan se Vuçiq nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.

Madje, ai ka kërkuar që Vuçiq ta tërheq deklaratën.

Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, e sidomos në punët komunale të Mitrovicës.

Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenoj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës to

Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit dhe komunës tonë të pasardhësve politik të Millosheviqit, të cilët në vend se të kujdesen për mirëqenien e banorëve të Serbisë dhe demokratizimin e shtetit të tyre, tentojnë të përzihen dhe bëjnë obstruksione të ndryshme për ta prishur rendin demokratik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje ta tërheq deklaratën e sotme dhe veprojë në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse vetëm kështu mund t’i shërbejë shtetit të vet dhe gjithë rajonit.

Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhënien e 191 hektarë tokë për bazën ushtarake të FSK-së, ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe si komunë jemi shumë krenarë për këtë vendim të marrë.