8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Agim Bahtiri kundër Gjendjes së Jashtëzakonshme veç pse dikur e kishte propozuar Thaçi

Rekomandime

Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë diskutuar për mundësinë e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kundër këtij propozimi në mbledhje ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që thotë se e kundërshton dhe e urren këtë propozim.

- Advertisement -

Unë s’jam për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe urrej shumë mendimin dhe propozimin për këtë sepse s’mund të ketë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Kjo na sjell edhe probleme politike dhe është kërkesë e kamotshme e Hashim Thaçit”.

“Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë”.

“Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatërrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit