1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Agim Bahtiri tani flet në emër të Vetëvendosjes, tregon se kur nënshkruhet koalicioni VV-LDK

Rekomandime

Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës Agim Bahtiri, që së fundmi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje ka folur mbi marrëveshjen për bashkëqeverisje mes LDK dhe LVV.

- Advertisement -

Bahtiri në një përgjigje të dhënë shkurt për Gazeta Blic ka thënë se ky koalicion pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm.

“Eshtë i përfundur dhe ky koalicion pra LDK-LVV do të ndodhë. Lus analistët dhe mediat të mos spekulojnë me këtë gjë pasi kjo është një çështje e mbaruar. Koalicioni pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm” ka theksuar Bahtiri.

Nga LDK kanë deklaruar se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim pa u bërë numërimi i plotë i votave dhe çertefikimi i rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së.

- Advertisement -

Të dyja partitë kanë ngritur grupet punuese respektive të cilët janë takuar disa herë por pa finalizuar një marrëveshje konkrete. Madje gjatë kësaj kohe ka patur edhe përplasje në distancë mes eksponentëve të dy partive rreth postit të kryeministrit.

Ishte nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i cili disa ditë më parë deklaroi se LVV nuk gjetën burrni për me u rreshtu pas një zonje për kryeministre.

- Advertisement -

Por nuk vonoi përgjigja nga LVV ku deklaruan se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti ose vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit doli e para duke u pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa në vendin e tretë doli partia që ishte në pushtet PDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit