8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Beogradi në ankth nga “B0MBAT” e Merkel-it për Kosovën

Rekomandime

Mediat e Beogradit janë të SH0KUARA për qëndrimet e bujshme të kancelares gjermane, gjatë vizitës së shkurtër në Serbi, ku nuk pati asnjë shans për interpretim apo keqintepretim.

‘Politika’ dhe ‘Blic’ e Beogradit bëjnë të ditur se Angela Merkel ka vendosur dy piketa të forta gjatë vizitës së saj: Serbia duhet të mbyllë nyjen e Kosovës, pra ta njohë atë, dhe këtë ta bëjë Vuçiç tani.

- Advertisement -

Blic’ bën të ditur se disa prej mesazheve të Merkel ishin më të rëndësishmet, siç janë ato për sundimin e ligjit, zgjidhjen e nyjës së Kosovës, si dhe rreziqet e aleancës së Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

Politika’ shkruan në numrin e sotëm, se tashmë është e qartë se Serbia nuk mund të bëjë asnjë avancim në BE, madje do të ndërpritet procesi nëse nuk njihet Kosova.

Blic’, shkruan më tej se Gjermania e kërkon zgjidhjen e kësaj çështjeje nga Vuçiç, i cili sipas Merkel i ka premtuar se do ta njohë Kosovën, e ndaj ajo shtoi se e njeh si person që nuk bën premtime të rreme.

- Advertisement -

Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Të gjithë e dinë që jo të gjitha shtetet anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çështja duhet të zgjidhet në mënyrë që vendet anëtare aktuale të BE -së të përgjigjen në mënyrë pozitive pastaj për çështjen e pranimit në BE”, tha Merkel.

Sipas ‘Blic’, mesazhi mund të kuptohet në atë mënyrë që së shpejti Kosova do të njihet nga 5 shtetet e BE-së, e më pas nga Serbia.

- Advertisement -

‘Blic’, shton më tej se Vuçiç ishte më i drejtpërdrejtë dhe e bëri të qartë atë që është pak a shumë e njohur për një pjesë të publikut – nuk ka integrim në BE pa zgjidhje për Kosovën.

“A jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi anëtar të Unionit nëse nuk e bëjmë këtë, kjo është thelbi”, tha Vuçiç.

Kancelarja gjermane konfirmoi frikën që ka BE kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Ballkanit Perëndimor, dhe lojërat e dyfishta që bën Beogradi me Rusinë dhe Kinën, si dhe influencën e tyre në rajon.

Nuk është e panjohur që Serbia shpesh merr mjaft penalitete nga Bashkimi Europian, theksojnë mediat serbe, ndaj sipas tyre ultimatumi i Merkel ishte i padrejtë.

Interesi gjeostrategjik është që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE. Ne kemi ndikime nga pjesë të tjera të botës, prandaj duhet të kemi parasysh se sa i rëndësishëm është interesi ynë gjeostrategjik dhe qasja e rajonit ndaj BE”, tha Merkel.

Për t’i joshur serbët, Merkel deklaroi se do të sjellë në Beograd javën tjetër shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Layen, e cila do të firmosë kontratën për ndërtimin e autostradës Nish – Plocnik – Prishtinë.

Gërmimi i litiumit

Gjermania është e interesuar për rezervat e litiumit në Serbi, një mineral strategjik për prodhimin e baterive të makinave, kompjuterave, telefonave celularë etj.

Rezervat serbe të litiumit janë zbuluar kohët e fundit nga gjermanët, e kjo i ka bërë ato mjaft të interesuar për këtë vend, në mënyrë që të mos ja lejë rusëve shfrytëzimin e mineralit.

“Nëse e gjithë bota është e interesuar për këtë, Gjermania është gjithashtu e interesuar”, tha Merkel, duke i drejtuar një mesazh të qartë presidentit serb.

Këtë “ekskluzivitet”, Merkel e kërkoi si këmbim i investimeve gjermane në industrinë e makinave në Serbi, investime që kapin vlera shumë të mëdha.

“Serbia ka diçka vërtetë të vlefshme. Sigurisht, ka shqetësime nëse shfrytëzimi do të bëhet në përputhje me standardet mjedisore. BE -ja ka standarde të mira të qëndrueshmërisë. Nuk ka të bëjë vetëm me interesat gjermane, është një çështje me të cilën do të merren vendet anëtare të BE –së, sepse “Ruajtja e mjedisit në Evropë është një kauzë vërtetë e rëndësishme,” tha Merkel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit