-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Agim Veliu e quan rrenc Besnik Bislimin: Gënjeshtër e kulluar, kurrë nuk kam thënë ashtu

Rekomandime

Pazaret politikë për ndarjen e pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë që dy partitë të mos arrijnë koalicion mes vete, kjo për shkak se nuk mund të ndajnë hisen e madhe të pushtetit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Mos arritja e koalicionit mes dy partive, ka bërë që VV e LDK të rrisin shantazhet dhe sulmet ndaj njëra tjetrës nëpër debatet televizive.

Kështu mbrëmë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka sulmuar nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliu, duke thënë se ai gjatë takimeve mes dy partive çdo herë thoshte “Çohuni se nuk ka asgjë këtu”.
Por, ndaj kësaj ka reaguar Agim Veliu, i cili deklaratat e Bislimit po i quan si gënjeshtra të kulluara dhe se ato nuk i ka thënë kurrë ashtu.

“Kurrë ashtu nuk kam thënë, kjo është gënjeshtër e kulluar. Kur janë kryer takimet, ne jemi qu se zakonisht mysafiri thotë po qohemi. Po gjithmonë kur kemi konstatuar që në atë takim nuk kemi pas çka me thënë më tepër”, tha Veliu për Indeksonline.

- Advertisement -

Kujtojmë se dje dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu kanë deklaruar se marrëveshja me LDK’në është e dyshimtë, gjë që ka lënë të kuptohet se ajo nuk mund të ndodhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit