5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Thellohet përçarja, Vetëvendosje i përgjigjet Arban Abrashit

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë se 3 muaj që nuk po arrijnë të dakordohen për një marrëveshje finale që do të rezultonte me krijimin e institucioneve të reja. Sekretari Organizativ i partisë së Isa Mustafës, Arban Abrashi ka thënë se një marrëveshje e tillë nuk është arritur meqenëse LVV s’ka shprehu gatishmëri ndaj kërkesës së LDK’së për presidentin.

- Advertisement -

Madje Abrashi ka thënë se Kurti tri pozitat kryesore, kryeministër, kryekuvendar i do për partinë e tij dhe në këtë rast ka përmendur edhe rrezikun për rrëshqitje në autokraci.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje mohojnë që ta kenë kërkuar edhe postin e presidentit. Arlind Manxhuka në një përgjigje thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe nga oferta e publikuar dje nga Besnik Bislimi.

“Propozimi i fundit i Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilin e publikoi nënkryetari Besnik Bislimi nuk e thotë një gjë të tillë. Ju kisha lute ti referohen të gjithë atij teksti dhe te mos flasim gjera qe nuk janë thënë asnjëherë”, ka thënë ai

- Advertisement -

Deputeti LDK’së Arban Abrashi kishte thënë se nuk është e mirë për demokracinë që një parti të marrë 3 pozitat kryesore, pasi sipas tij një gjë e tillë shfaq rrezikun për rrëshqitje në autokraci dhe thotë se LDK nuk e lejon një gjë të tillë.

“Nëse një parti i merr këto tri poste, nuk është mirë për atë demokraci, sepse kompetencat e presidentit në koordinim me kryeministrin janë shumë të mëdha. Prandaj rrëshqasim drejt autokracisë, dhe LDK këtë nuk e len. Duhet me e kontrollu demokracinë në vend, që një parti mos me i marrë krejt këto. Këtë e kemi bërë për shtetin, jo për LDK’në. Nuk e di a ka prirje (autoritare), Nuk po dojm as me e testu e as me e bo prova me vendin tonë”, ka thënë Abrashi.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se ajo se çfarë po kërkon LDK’ja është një marrëveshje fer dhe e balancuar që garanton funksionimin e shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit