18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Agim Veliu ‘godet’ Kurtin: Kryetari i Lëvizjes anti-kosovare dhe anti-amerikane provokoi prishjen e koalicionit me LDK’në

Rekomandime

Ish ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e tradhton Kosovën dhe po e saboton atë.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se Kurti provoki prishjen e koalicionit.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Albin Kurti, kryeministri në largim i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes anti-kosovare dhe anti-amerikane, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fshehur, sipas zakonit ideologjik, arsyen e vërtetë të largimit të tij nga qeverisja e Kosovës, ka hedhur akuza ndaj meje.Tradhtia dhe sabotimi që ai përdori duke u munduar ta arsyetoj veprimin e tij prej struci e frikacaku, janë atribute që i takojnë atij.As unë dhe as LDK-ja, por Albin Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj.

- Advertisement -

Unë, Agim Veliu dhe LDK-ja nuk kemi tradhtuar e as nuk tradhtojmë asnjëherë. As nuk kemi sabotuar e nuk e sabotojmë asnjëherë Kosovën. As kur na kanë gjuajtur për të na vrarë e as kur na kanë vrarë. Pse kemi menduar dhe kemi thënë atë që mendojmë.

Sepse, edhe atëherë, edhe sot, jemi të bindur se kemi thënë e kemi bërë atë që ka qenë dhe është e vërteta.

- Advertisement -

E vërteta, ka qenë dhe është. Kosova është e lirë dhe e pavarur, për arsye të vullnetit e sakrificës së qytetarëve të saj dhe për shkak të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj euro-atlantik.Albin Kurti dhe oborri ideologjik i tij e dinë. Por, duhet ta dinë edhe qytetarët e Kosovës. Që Albin Kurti provokoi prishjen e koalicionit me LDK-në për shkak se prishi raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore.

Këtë e bëri sepse e kishte paralajmërimin e qartë të LDK-së se nuk do ta lejonte prishjen e raporteve të Kosovës me Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët natyrorë të saj. Dhe e kishte ditën e premte, si afatin e fundit për të reflektuar në këtë drejtim.Për ta hequr, menjëherë dhe pa kushte tarifën. Për tia hequr Amerikës barrën ndërkombëtare që shteti i sponsoruar prej saj nuk është i denjë për respektimin e rregullave të ekonomisë e demokracisë perëndimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit