7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Agim Veliu i kërkon falje Vjosa Osmanit

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i ka kërkuar falje publike ushtrues së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pas një deklarate të tij e cila u kuptua si fyerje ndaj dukjes së saj.

- Advertisement -

Agim Veliu në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.

Veliu ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe ka kërkuar falje nëse e ka bërë të ndjehet keq Osmanin.

“Ata që merren me politikë nuk i ndajnë burra dhe gra. I llogaris të gjithë të barabartë. Qëllimi im nuk ka qenë që ta fyej. Kam folur në kontekstin politik sepse ajo ka ndërruar edhe anë dhe sigurisht ka bashkëmendimtar mirëpo ndryshimet në kryesinë e LDK dihet si bëhen. Me të thënë të drejtën jam ndier keq. Unë se kam mendu në atë kuptim dhe nëse dikush është ndier keq për atë deklarim mund të kërkoj edhe falje. Nuk e kam fyer askënd asnjëherë në asnjë bazë”, tha Veliu në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit