4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Agim Veliu iu përgjigjet akuzave të Fatmir Sejdiut për tradhti

Rekomandime

Ish-kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, mbrëmjen e djeshme ka hedhur akuza për tradhti ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndër të cilët ka veçuar edhe emrin e numrit dy të LDK-së Agim Veliut.

Por Agim Veliu thotë se ka punë më të mençura për t’u marrë dhe sipas tij tashmë Fatir Sejdiut të gjithë po i duken fajtor.

- Advertisement -

Kam punë shumë më të mençura se sa të merrem me ish-presidentin Sejdiu. Për Fatmir Sejdiu të gjithë janë fajtor, nuk e di çfarë ka ai njeri, unë kam punë punë më të mençura për të bërë” ka thënë kreu i Komunës së Podujevës.

Nënkryetari i LDK’së gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat e Albulena Haxhiut rreth diskutimeve për postin e presidentit, e cila ka thënë se nuk do të përfshihet në negociatat LDK-VV.

Ne e kemi thënë se në bisedime do të përfshihen të gjitha çështjet edhe çështja e presidentit. Ndërsa i përket takimit të lidërve do të jetë shumë shpejt” tha Veliu.

- Advertisement -

Takimet ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar , dhe pritet tashmë takimi I lidëve të partive.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur se presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor për të zhvilluar takimin e radhës ndërmjet këtyre dy subjekte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit