10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘Si e hapën kasafortën e morën paratë’, gruaja rrëfen grabitjen nga “shokët” e djalit: Burri desh vdiq, ata më thanë …

Rekomandime

Pas grabitjes se gjithe parave ne kasaforte nga tre persona qe iu paraqiten si shoket e djalit, qe prej nje viti e gjysme eshte ne burg ne Itali, rrefehet zonja e shtepise.

Hume Shabani tregon se tre persona, të maskuar hynë në banesë dhe me nje gur freksibel i hapen kasaforten, ku sic thote ajo, mbanin parate e te gjitheve femijeve, të cilët prej 30 vitesh punonin si emigrantë.

- Advertisement -

“Ka ndenjur burri me vajzën ca kohë në Tiranë, ajo ka punuar dhe i ka futur eurot këtu me i ruajt e shkreta. Kalamajtë kanë 30 vjet andej që punojnë. Ishin 3 veta.

Unë u thashe si vini pa një kryetar komune apo dhe me një operativ zone. I thashe se ku e gjetët shtëpinë time?!Ishin të maskuar.

Njëri prej tyre, ishte i vogël, e hoqi maskën dhe tha; ‘mos u tremb’. Por jam operuara dhe nuk shoh mirë. Ai e vuri prapë maskën.

- Advertisement -

Njëri ruante që nga rruga. Kishin parë gur freksibël. U thash; “a jeni diversant? Si e prekni gjënë e huaj”. Ishte ora rreth 17:00.

Plaku ishte duke pirë kafe me një bashkëfshatar.

- Advertisement -

Kur e kuptova se ishin hajdutë doja të merrja policinë në telefon, por nuk më lanë. Ma morën celularin.

Më thoshin; ku e ke djalin? Ka dalë djali nga burgu? ku ke armë? Ka lënë djali armë? Më pas e kuptova.

Ata ikën dhe morën të gjitha. Më pas dola poshtë dhe njoftova plakun. Plaku desh vdiq. Policia erdhi më pas.

Djali është në burg (ne burg ne Itali). Se di për çfarë e morën.

Xhevair Shabani e ka emrin djali im. Po ben gati 1 vite e gjysëm ne burg”, rrëfeu e tronditur nëna, per BW.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit