7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Agim Veliu për kandidatin e LDK-së për kryeministër: Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala i plotësojnë kriteret për këtë garë

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu thotë se në LDK ende nuk është diskutuar çështja e kandidatit për kryeministër.

- Advertisement -

Veliu në një bisedë për Gazeta Blic thotë se ai i vlerëson Lutfi Hazirin dhe Kujtim Shalën si kandidatë që i plotësojnë kriteret për kryeministër.

Ai thotë se vendimi për kandidatin për kryeministër do të mirret pasi të janë shpallur formalisht zgjedhjet.

“Në strukturat e LDK-së dhe në organet vendimmarrëse ende nuk është diskutuar kjo çështje. Personalisht të dy i vlerësoj shumë (Lutfi Hazirin dhe Kujtim Shalën), jo vetëm këta por kemi edhe të tjerë që i plotësojnë kriteret për të qenë kandidat, por megjithatë ne ende në organet tona vendimmarrëse nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Nuk mund me të thënë ndonjë datë sepse zgjedhjet ende nuk janë shpallur formalisht, në momentin që ato shpallen formlisht ne do t’i fillojmë takimet tona me strukturat, në fillim takime administrative e pastaj kalojmë në organet vendimmarrëse e në momentin që e vendosim ju do ta keni informatën“, deklaroi Veliu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit