5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Agim Veliu: Shkarkimi im është lojë politike e Kurtit, ka lidhje me taksën 100%

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar edhe njëherë, rreth shkarkimet të tij nga ana e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për vendimin dhe se e gjithë kjo ka të bëjë me taksën 100%, dhe është një lojë politike e Kurtit

- Advertisement -

Veliu ka bërë të ditur se vendimin për shkarkim e ka marrë nga mediat, duke e quajtur këtë veprim lojë politike të Kurtit që ka të bëjë me taksën 100%.

“Nuk me ka paralajmëruar, vendimin për shkarkim e morra nga mediat. Në vendim, nuk shkruan ndonjë arsye të veçantë, përveç urdhrit për shkarkim”, ka thënë Veliu.
Veliu tutje ka thënë se e gjithë kjo ka të bëj me deklarimet e mia dhe të LDK’së, ai gjithashtu beson se shkarkimi i tij lidhet me taksën 100%.

“Kjo duket e lidhur me deklarimet e mia dhe pozicionin e LDK’së, që duket se si ka pëlqyer. Ai ska mundesi ta imponoj mendimin e tij te une e as te LDK dhe e gjithë kjo besoj se lidhet me taksën 100% dhe është lojë politike”, ka thënë tutje Veliu.

- Advertisement -

I pyetur se si do të veproj tutje, ai ka thënë se do të takohet me liderin e LDK’së, Isa Mstafën.

“Pres të takohem me Isa Mustafën dhe t’ia jap mendimin tim për të gjitha këto”, është shprehur Veliu.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka shtuar se Kurti në pamundësi që të jetë në krye të detyrës, po merret me çështje periferik, dhe se situata po del prej kontrolli si pasoj e mos menaxhimi të mire
Ndërsa pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit, është mbledhur urgjentisht kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që pritet të del me një vendim, e që mund të ndodhë që të dal nga kooalicioni qeverisës, dhe të bie qeveria Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit