10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoti: Sot Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun por veten e tij!

Rekomandime

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i kryeministrit për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, është mungesë totale e përgjegjësisë institucionale e ndjeshmërisë ndaj të cilës ndodhet Kosova. Ai ka shtuar se Kurti me këtë veprim nuk e ka shkarkuar Veliun por veten e tij, duke ikur përgjegjësive shtetërore ndaj qytetarëve.Postimi i plotë:

- Advertisement -

Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.

Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.

LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.

- Advertisement -

Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të.

Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit