7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agim Veliu ‘urdhëron’ Kurtin: Taksa ndaj Serbisë të hiqet menjëherë, të dëgjohet Amerika

Rekomandime

Nëse Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arrijnë një marrëveshje rreth heqjes së taksës 100 përqind dhe mos vendosjen e reciprocitetit në asnjë mënyrë, atëherë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar ditë më parë se do të largohet nga Qeveria Kurti.

Përçarja për taksën mes koalicionit VV-LDK ka bërë që zyrtarët e dy partive të përplasen mes vete me qëndrime të kundërta, LDK është pro heqjes dhe ruajtjes së partneritetit me SHBA’të, kurse VV të shtojë masën e reciprocitetit.

- Advertisement -

Ndaj kësaj ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ka dalë kundër propozimit të “shefit” të tij- kryeministrit Albin Kurtin për taksën 100 % ndaj mallrave serbe dhe se kjo taksë duhet të hiqet sa më parë.

“Ne si LDK e kemi dhënë qëndrimin tonë zyrtar. Pra, edhe unë jam që taksa të hiqet ashtu siç po e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë- në këtë rast amerikanët, që taksa të hiqet e tëra”, tha Veliu për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Veliu ka porositur po ashtu Kurtin që marrëdhënie ma SHBA’të të ruhet dhe të dëgjohen kërkesat e tyre në lidhje me taksën dhe dialogun me Serbinë.

Po ashtu ai ka paralajmëruar se struktura dhe kryesia e LDK’së shumë shpejt do të mblidhet për marrjen e vendime të tjera në lidhje me taksën nëse ajo nuk hiqet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit