0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Agnesa Vuthaj në lidhje me miliarderin indian 23 vjet më i vjetër: Ky qëndroi në Kosovë, kishte mashtruar shtetin e tij

Rekomandime

Thuhet se Agnesa Vuthaj është në lidhje me 57 vjeçarin nga India.

Jetën private është munduar ta mbaj gjithmonë larg publikut. Madje në paraqitjen e saj të fundit tha se nuk është në lidhje me asnjë person.

- Advertisement -

Por deklaroi se kurdo që të krijoj një lidhje atë do ta bëjë me një djalë shqiptar.

Në këtë deklaratë të dhënë në emisionin “Shiko kush luan” Vuthaj tha dy të pavërteta.

Ai nuk tha të vërtetën kur tha se është “single” e po ashtu nuk ishte e sinqertë kur tha se do të jetë shqiptar i dashuri i saj.

- Advertisement -

E vërteta është se vajza e rritur një një fshat të Istogut është në lidhje me një 57-vjecar dhe ai nuk është shqiptar por indian.

“Missi” që mundohet të paraqitet modeste dhe thotë se nuk joshet nga paratë, është në lidhje me një miljarder i cili kërkohet nga policia për mashtrim, shkruan Magazina.al

- Advertisement -

34 vjecarja duket se nuk e ka pasur problem moshën. “Dashuria” me milarderin, duket se e ka vërbuar Miss Kosovën, kështu që Agnesa tash po jeton e “lumtur” me njeriun e zemrës 23 vjet më i vjetër se ajo.

Magazina.al ka mësuar se në krahët e Agnesës qëndron miliarderi indian i cili ka biznese në shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe në Dubai.

Sipas informacioneve që ka Magazina.al, biznesmeni 57 vjeçar, Chetaan Sandesara është me origjinë nga India dhe ka jetuar për një kohë në Dubai, ku edhe është njohur me Agnesa Vuthajn.

Tani biznesmeni jeton në Nigeri vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare.

Lidhjen e Agneses me Chetaan e dëshmon edhe udhëtimi me aeroplanin privat të biznesmenit, në një video të siguruar nga Magazina.al.

Agnesa shihet duke xhiruar të dashurin e saj dhe duke i thën “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.

Në fillim të vitit 2019, ishte pikërisht Agnesa Vuthaj e cila përmes mikut të saj Erold Belegut, i kishte mundësuar një takim biznesmenit indian në zyren e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Biznesmeni që u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India.

Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave.

Siç kanë raportuar mediat, Byroja Qendrore e Hetuesisë në Indi akuzon Nitin Sandesaran, vëllain e Chetaan Sandesaran dhe familjen e tij për mashtrimin e një konsorciumi të bankave në Indi, me rreth 600 milionë euro.
Tani ata janë duke eksploruar industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri.

Chetaan, i dashuri i modeles kosovare tani është në biseda për ta blerë një nga hotelet më të njohur në Tiranë vend ky që biznsmenit mashtrues i ka dhënë shtetësinë shqiptare.

Magazina.al ka mësuar se ai është në bisedime për ta blerë një nga hotelet më të njohura në Shqipëri dhe burime të sigurta kanë treguar se ky biznes do të mbetet në emrin e Agnesa Vuthajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit