14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Hamiti ka një porosi për Mustafën, Hazirin, Abdixhikun e Qunin

Rekomandime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kërkuar nga kandidatët për kryetar të LDK-së që të shpalosin platformat e tyre.

Në një shkrim në Facebook, Hamiti ka shkruar se kuvendi i LDK-së i të dielës, më 14 mars 2020, është tema kryesore në opinionin publik të Kosovës mbas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

- Advertisement -

Hamiti ka thënë se anëtarë e simpatizantë të LDK-së, ish-anëtarë të saj, por edhe analistë janë duke shpërfaqur pëlqime e mospëlqime të tyre, madje edhe anime.

“Deri të dielën anëtarësia e LDK-së, por edhe publiku i gjerë – sepse kjo çështje është me interes jo vetëm për LDK-në, por edhe për skenën politike dhe për kulturën demokratike të Kosovës – duhet të ketë rastin të dëgjojë platformat e kandidatëve për kryetar të LDK-së”, thotë tutje ai, duke shtuar se kandidatët duhet të bindin antarësinë.

“Kandidatët duhet ta bindin anëtarësinë se e dinë pse LDK-ja është katandisur kaq keq, çka është bërë e s’është bërë, mirë e keq – edhe për meritën a fajin e tyre – çka duhet të bëhet për të kthyer besimin e njerëzve në drejtësinë e synimeve strategjike të LDK-së, të partisë në themelet e shtetndërtimit para e pas lufte. Më tej, si e shohin rrugën përpara për ristrukturim të LDK-së, për kohezion të saj strukturor e ideologjik. Si do të bëjë opozitën fillimisht, që do të jetë punë e vështirë, sepse çkado që të bëjë Qeveria e re do të duket mirë për një kohë në sytë e votuesve entuziastë të saj. Me çfarë platforme, me çfarë programi do të mund të bëhet parti qeverisëse sërish LDK-ja? Çështjet me të cilat duhet të rroken kandidatët janë, ndër të tjera: në çfarë shtyllash programore, me çfarë strategjie, mbi cilat politika, do ta rikthejë LDK-ja besimin e humbur? Si do ta bëjë këtë?”

- Advertisement -

“Kandidatët duhet të bindin anëtarët e Kuvendit të LDK-së që votojnë të dielën, por edhe anëtarësinë e gjerë, se kanë platformë për këtë. Platformë e një partie politike është një kornizë e synimeve kryesore që përkrah një parti politike apo kandidat për të tërhequr publikun me qëllimin e fundmë që të sigurohen mbështetje dhe vota për tema apo çështje të ndërlikuara, që duan zgjidhje, të cilat s’janë të lehta.

Populistët ofrojnë zgjidhje të lehta për probleme të ndërlikuara. Natyrisht, kjo është e pamundshme. Por, para se ta kuptojnë shumë njerëz, dëmi do të jetë bërë tashmë. LDK-ja e Ibrahim Rugovës, lëvizja pavarësiste që ka drejtuar Presidenti historik, ka pasur trinomin “Liri, demokraci, pavarësi” në themele të programit të vet. Edhe tash e tutje, në rrethana të reja, në dekadën e tretë të shekullit tonë, LDK-ja duhet të rimëkëmbet si parti antikomuniste, formacion politik që është i lidhur me trollin, me zakonet, me traditën shqiptare dhe me historinë e Kosovës; të punojë për demokraci, kundër kulturës së pushtetit absolut; për Republikën e Kosovës, të pavarur e sovrane, të pacenuar në punë të territorit, si zgjidhje e përhershme”, ka thënë Hamiti që është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit