1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Agon Musliu shpallet Personalitetit i Vitit në Gjilan

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka shpallur Personalitet të Vitit Agon Musliun, i cili javë më parë vdiq në karantinën në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

“Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe”, thuhet në njoftimin e komunës.

- Advertisement -

“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë i pari i Gjilanit.

Agon Musliu ka vdekur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë pas kthimit nga Gjermania, kur kjo qendër ishte shndërruar në karantinë për shkak të coronavirusit. Rasti i vdekjes së tij nuk është bardhur ende.

Ndërkaq, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka nderuar me mirënjohje mjekë e veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotic.

- Advertisement -

Sipas njoftimitm jekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.

Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit