9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ministri i Jashtëm ukrainas del me një kërkesë për NATO-n

Rekomandime

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është në Bruksel për të diskutuar me aleatët në NATO.

Gjatë një konference për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kuleba tha: “se agjenda e tij është e thjeshtë, janë tri pika në rend të ditës – armatim, armatim dhe armatim.

- Advertisement -

“Ne e dimë si duhet të fitojmë, por pa furnizimet e mjaftueshme të të gjitha llojet e armëve që Ukraina i ka kërkuar, kjo fitore do të shoqërohet me një numër të madh të sakrificave. Sa më shumë armë që pranojmë dhe sa më shpejtë që ato arrijnë në Ukrainë, më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen. Më shumë qytete dhe fshatra do të shpëtohen, nuk do të ketë më Bucha. Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët shërbejnë për të ruajtur paqen”, shtoi Kuleba.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës theksoi se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë, mjete të blinduara dhe sistem mbrojtës kundërajror nga aleatët në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit