1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ah, Kosova ime”: Një “ndërkombëtare” gjermane shkruan roman për Kosovën

Rekomandime

Heroi i romanit “Ach, Mein Kosovo” (“Ah, Kosova ime”) i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998, por më pas e ndërron pushkën me stetoskop, sepse ai, para se të shkonte në luftë, kishte qenë duke studiuar për mjek.

Taras Galani kishte jetuar disa vite në Gjermani. Por asgjë nuk mund ta ndalojë kthimin në atdhe pasi situata atje përshkallëzohet, transmeton albinfo.ch tekstin prezantues të romanit, nga botuesi i tij PalmArtPress.

- Advertisement -

Romani i autores gjermane Mechthild Henneke bazohet në ngjarje të vërteta dhe trajton tema të kohës sonë: luftën, ikjen dhe jetën mes dy kulturave. Autorja shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Dhe për më tepër: çfarë i bën lufta njeriut?

Ishte viti 1998. Taras Galani 26-vjeçar po punonte prej 6 vitesh në urgjencën e spitalit në Bad Neuenahr-Ahrweiler, si infermier dhe, paralelisht me punën, studionte për mjekësi. Ai është prej 5 vitesh me Karlën, prindërit e saj e trajtojnë si djalë të tyre,

Por Tarasi vendos të kthehet në vendin e tij në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Miqtë e tij Topi, Edi dhe Afrimi janë gjithashtu rrugës për në Kosovë, sepse nuk duan më të shohin serbët duke shtypur popullin e tyre.

- Advertisement -

Tarasi po bënte luftë, në vendin e tij, kundër fuqisë superiore të serbëve. Në mes të kaosit dhe luftës, ai sheh përsëri prindërit dhe një pjesë të familjes së tij. Ushtarët serbë sulmojnë fshatrat, nxjerrin burrat nga shtëpitë e tyre, shumë prej tyre, thjesht pushkatohen, të tjerë rrëmbehen… Tarasit i kërkohet të drejtojë një spital… Gjatë ditës ai drejtonte zyrën e mjekut të përgjithshëm, natën, spitalin fushor – me gjithnjë e më shumë të plagosur e të shuar.

Romani bazohet pjesërisht në ngjarje reale. Temat si lufta, ikja, identiteti midis dy kulturave janë komponentët qendrorë të fabulës së romanit. Protagonisti, Tarasi, pasqyron shumë mirë nxitjen e dëshirës për të ndihmuar atdheun e tij, edhe pse për vete ka një të ardhme të re dhe të sigurt në një vend tjetër si refugjat.

- Advertisement -

Për romanin kanë shkruar ditëve të fundit edhe mjaft gazeta gjermane. Gazeta “Berliner Zeitung” është njëra prej tyre.

“Shumë lexues të gazetës sonë janë të njohur me Mechthild Henneke si autore të raportimeve, portreteve të botuara në këtë gazetë. Politologia ka shkruar për luftërat ballkanike në vitet`90 të shekullit të kaluar derisa ndërroi rol dhe shkoi vetë në rajon me një organizatë humanitare”, shkruan gazeta e njohur gjermane.

Duke filluar nga viti 2001, ajo ka shërbyer për shtatë vjet në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Prej kohësh, Henneke punon sërish si gazetare në Gjermani. Por tani ajo befason me një ndryshim të ri të rolit: Sapo është botuar romani i saj “Ach, mein Kosovo” (“Ah, Kosova ime!”).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit