8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gëzim Kelmendi i revoltuar që sulmi në Gllogjan nuk po quhet TERR0RlZËM: Iu dhem pikërisht te besimtarët myslimanë

Rekomandime

Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës, Gëzim Kelmedi, thotë se ndihet i shqetësuar që përfaqësuesit politikë të Kosovës nuk po e cilësojnë si terr0rizëm sulmin në Gllogjan ku mbetën të vdekur katër persona.

Shqetësimi im kryesor ka qenë pse këto personalitete [krerët e shtetit] hezitojnë ta quajnë një akt të tillë, akt terr0rist”, ka thënë Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës.

- Advertisement -

“Padyshim, veprimi i tillë ku janë vrarë nxënës të pafajshëm, është vepër terrori, është terr0rizëm sepse janë vrarë njerëz të pafajshëm”.

“Unë mendoj që kemi të bëjmë me një akt të pastër terr0rist pavarësisht se kush e ka kry, pavarësisht motivi, domethënë janë terr0rizu njerëz të pafajshëm dhe nderruan jete njerëz të pafajshëm”.

Kelmendi tha se ndihet i indinjuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i cili, sipas tij, e reduktoi terr0rizmin vetëm në karakter fetar.

- Advertisement -

“Aq më e rëndë është deklarata e drejtorit të Policisë së Kosovës kur thotë: ‘Nuk është akt terr0rist ngase nuk kemi të bëjmë me konflikt religjioz’. Kjo është shumë e rëndë”.

“E diu ku iu dhem këtyre personaliteteve, iu dhem pikërisht te besimtarët myslimanë. Paska dashur të jetë një veprues ose një vrasës mysliman që të jetë terr0rist. Kjo është shumë e rëndë prej drejtorit të Policisë së Kosovës. Shumë e rëndë është edhe heshtja e përfaqësuesve politikë të Kosovës të cilët heizotjnë ta quajnë akt terr0rist”.

- Advertisement -

Sipas definicionit të fjalës terr0rizëm nga “Oxford Reference”, terr0rizmi është ‘përdorim i dhunës apo kërcënimit për të ndjellë frikë. Terr0rizmi ka për qëllim që të frikësojë apo shantazhojë qeveritë apo shoqëritë në lidhje me ndjekjen e qëllimeve që janë përgjithësisht politike, fetare apo ideologjike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit