Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe ish komandant i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, sot ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kosova Voton’, në televizionin T7.
Ai në këtë emision ka thënë se respektimi i UÇK është nëse partitë politike i mundësojnë jetë më të mire qytetareve
‘Respektimi i UÇK është nëse partitë politike i mundësojnë jetë më të mire qytetareve, pasi e tërë lufta është bërë për një jetë më të mire të qytetarëve’, u shpreh Isufi.
“Vizioni i partive politike duhet të jetë një konkurrencë e programeve politike që të ndryshojmë të ardhmen e Kosovës, vetëm kështu e vlerësojnë luftën e UÇK-së. Tash partitë politikë duhet të ballafaqohen me programe politike, jo me histori”, tha ndër të tjera ai