1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ahmeti i përgjigjet Zybës: S’kam synim azil në asnjë shtet, dhe s’ta kam frikën

Rekomandime

Salih Zyba nga Vetëvendosja ka hedhur fjalë të rënda në drejtim të Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës dhe PSD’së, duke thënë se ai pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve nuk duhet të jetë më as kryetar komune, madje ta lëshoj Kosovën si Xhabir Zharku, mirëpo Ahmeti i është përgjigjur duke i thënë se s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën.

- Advertisement -

Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Salih Zyba që të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.

Ky është reagimi i plotë:

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Ndërsa, Zyba me ironi ka thënë se Shpend Ahmeti ka të drejtë ta zgjedh vendin ku do të jetoje sikur Xhabir Zharku.

“I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka shkruar Zyba në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit