-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ahmeti: Këta dy persona brenda VV-së janë të rrezlkshëm

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka klasifikuar kategoritë brenda VV’së. Ahmeti filloi duke përmendur filozofët e Shqipërisë brenda VV’së, Elvis Hoxhaj e Hysamedin Feraj, ku për të cilët tha se bazën filozofike e kanë goxha të rrezikshme.

Sipas Ahmetit, këta dy filozofë kanë janë gati në kufirin e fashizmit në disa aspekte.

- Advertisement -

“Aty (në VV) ka hegeIian, mar ksist, diaIektika… e deri tek filozofët e Shqipërisë që nuk janë bash të majtë sipas meje, Elvisi e Samedini, sepse bazën filozofike e kanë goxha të rrezlkshme.

Për të mos qenë shumë i rëndë – Ata janë gati në kufirin e fashizmit në disa gjëra”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, sipas Ahmetit në Vetëvendosje ekziston një bazë filozofike e mar ksizmit.

- Advertisement -

“S’po dua me hi në filozofi, por aty ekziston një bazë filozofike që është e mar ksizmit.

Mandej i ke nacionalistet e bashkimit kombëtar të cilët janë LKQK, OMLK, LPK… d.m.th. ata që vijnë nga fryma e bashkimit kombëtar, që janë të majtë”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -

Dhe krejt në fund gjen persona që kanë socialdemokratë të ri që kanë kryer shkolla dhe duan të jenë aktivistë politikë.

“Mandej i ke intelektualët e rinj, socialdemokratët të ri që kanë krye shkolla e magjistratura.. e i ke edhe do të rinj që duan të jenë aktivistë”, shtoi Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit