10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ahmeti: Albin Kurti është kafshë politike, Kadri Veselin e kam menduar si CIA-n, por u befasova me sinqeritetin e tij

Rekomandime

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti në emisionin Pressing të T7 ka folur për rolin e Hashim Thaçit në Kosovë. Ai ka thënë se Thaçi dhe Kurti janë kafshë politike të cilët mendojnë vetëm për politikë 24 orë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se “Hashim Thaçi nuk mund t’ia mohojë askush arritjet, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për Kosovën”

Ai ka folur edhe për ish kreun e PDK-së z. Kadri Veseli. Ai ka thënë se është befasuar me Kadri Veselin. Ai thotë se “në fillim e kam menduar diqysh si SHIK, e kam menduar si të fshehtë po edhe më si dhelpër, por ai ka qenë shumë i sinqertë pasi e kam njohur”. Shpend Ahmeti me tutje thekson se “e kam telefonuar para se të niset në Hagë dhe është befasuar me këtë telefonatë”.

Ai ka thënë se “si njeri e kam menduar ndryshe, sepse del si ata të CIA-s që mendon vetëm si ta rreh atë apo këtë, por më ka dalur krejt ndryshe, i sinqert”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit