12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë

Rekomandime

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Para turmës së mbështetësve dhe mediave, ai tha se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

- Advertisement -

Ahmeti tha se janë në rrugë të drejtë për mandatin e 13.

Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13.

Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj dhe suksese se tashmë na presin detyra të mëdha”, deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -

Kur janë numëruar mbi 90% të votave, BDI ka marrë rreth 12% të votave. Në nivel vendi, ata janë të tretët pas koalicionit “Mundemi” të LSDM dhe vendit të dytë VMRO-DPMNE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit