7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ahmeti: Të shkojmë në mbyllje totale të vendit për një javë, mos boni hajgare me këto masa

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të coronavirusit.

- Advertisement -

“Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e partë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtinë prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”.

Ahmeti në KlanKosova ka shtuar se zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja totale.

“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa. Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup”.

- Advertisement -

Sipas tij Prishtina ka qenë respektuesi më i madh i masave nga fillimi i COVID-19.

“Nuk kam bërë thirrje për mosbindje të masave. Do t’i respektojmë edhe më tutje”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit