13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Haradinaj-Stublla kërkon të vizitojë lokacionet e varrezave masive në Serbi

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë kërkesë zyrtare për të realizuar të shtunën, me 21 nëntor, një vizitë në lokacionet e varrezave masive ku ditëve të fundit u gjetën trupa që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Disa ditë më parë, në Kizhevak të Serbisë u gjetën mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të Kosovës. Megjithatë, institucionet e shtetit ende s’kanë pranuar ndonjë vendim nga autoritetet serbe se si duhet të veprohet tutje.

“Ajo ka shprehur vendosmërinë e saj për të qenë afër familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në mënyrën më ç’njerëzore nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, duke lartësuar sakrificën dhe dhimbjen e tyre duke kërkuar përgjegjësinë dhe drejtësinë, 21 vjet pas”, thuhet në një komunikatë për media të enjten në mbrëmje. “Shefja e diplomacisë kosovare pret që ta realizojë këtë vizitë dhe përmes saj ta shohë nga afër procesin e gërmimeve dhe ta sensibilizojë ndërkombëtarisht të vërtetën kriminale për fshehjen e qëllimshme që është bërë dhe po bëhet nga Serbia të varrezave masive të shqiptarëve nëpër Serbi”.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona të zhdukur nga lufta e viteve 1998-‘99.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit