-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

AIarmon eksperti i sigurisë: Ky ishte pIani sekret i Serbisë, çfarë pritet të ndodhë në veri?

Rekomandime

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi ka thënë që pritet që në çdo moment situata në veriun e Kosovës të përshkallëzohet duke theksuar se vetëm është krijuar një gjendje mjaft e rëndë, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Ai në një deklarim për Gazetën Infokus ka thënë se kjo do të ndikojnë në destabilizimin e të gjithë rajonit.

“Aktualisht situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është tejet e rënduar, po ashtu dyshohet se kjo situatë mund të përshkallëzohet dhe kështu të kemi edhe destabilizimin e vendit apo gjithë rajonit’, ka thënë Elezi.

Derisa tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, e nga policia ai e ka quajtur plan sekret të Serbisë.

- Advertisement -

Ndërsa një problem tashmë shumë serioz është edhe ndërhyrja e policisë së Kosovës në këtë pjesë, pasi sipas tij është pikërisht ajo që po pritet. Një veprim nga institucionet e Kosovës sipas njohësit të sigurisë do të bënte që Serbia dhe grupet kriminale në veri të Kosovës ta vazhdojnë planin e tyre të aktiviteteve të dhunshme.

“Sigurisht se tërheqja e serbëve është pjese e planit sekret që e kemi paralajmëruar edhe më parë. Largimi i tyre nga institucionet e republikës së Kosovës, do të krijoj zhvillime të reja si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe të politik. Në momentin që ne nuk kemi policinë e Kosovës në veriun e Mitrovicës, atëherë ne fatin e qytetarëve serb apo edhe shqiptar të asaj zone e kemi lënë në duar kriminale, e nëse ne do të dërgonim zyrtarë të policisë së Kosovës për të plotësuar boshllëkun, atëherë mund të hasim në rezistencë, dhe kështu edhe destabilizohet vendi” , ka thënë Elezi për Infokus.

- Advertisement -

Kujtojmë që këtë vikend, lista serbë hoqi dorë nga mandat në Kuvendin e Kosovës derisa edhe Goran Rakiq dha dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kosovës. Edhe policët serbë në Polici dorëzuan uniformën e tyre. Gjithë kjo erdhi si pasojë e mos shtyrjes së vendimit për targat nga qeveria Kurti. Ani pse kjo u kërkua e po kërkohet më ngulm nga ndërkombëtarët.

Kurti ka deklaruar se vendimi për targat ka të bëjë me respektimin e ligjit të institucioneve të Kosovës dhe nuk është kundër serbëve të Kosovës. Derisa pas tërheqjes së serbëve nga institucionet ai përsëri ka thënë që nuk është kryeministër kundër serbëve duke i ftuar ata që të ruajnë qetësinë.

“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit