10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grupi sulmues i Flotës amerikane mbërrin në Mesdhe

Rekomandime

Një grup sulmues i Marinës amerikane raportohet të ketë hyrë në Detin Mesdhe pasi zona është e shoqëruar nga dy konflikte të mëdha – një luftë civile në Libi dhe tensione midis Damaskut dhe militantëve të mbështetur nga Turqia në Siri.

- Advertisement -

Uebfaqja The Marine Traffic, një portal i informacionit detar, tha në një raport se aeroplanmbajtësja amerikane USS Dwight D. Eisenhower kaloi nëpër ngushticën e Gjibraltarit dhe hyri në Detin Mesdhe të shtunën natën. Ajo u shoqërua nga disa anije luftarake të tjera të Marinës amerikane, duke përfshirë destrojerët USS San Jacinto dhe USS Vella Gulf Tomahawk, si dhe një skuadron fregatash të përbërë nga USS Stout, USS James E. Williams dhe USS Truxton. Grupi sulmues, i drejtuar nga rreth 6.000 marinsa, gjithashtu përfshin tetë skuadronë avionësh luftarakë F / A-18E si dhe helikopterë sulmues.

Në një deklaratë për shtyp Marina amerikane tha javën e kaluar se grupi sulmues ishte “duke kryer operacione në Flotën e 6-të të SHBA për të mbështetur operacionet e sigurisë detare në ujërat ndërkombëtare, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë.” Flota e Gjashtë, që ka selinë në Napoli, Itali, operon në rajonin evropian dhe afrikano-verior, përfshirë Detin Mesdhe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit