22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Akademiku boshnjak bën krahasimin e luftës të Kosovës dhe Bosnjës, flet për gjenocidin

Rekomandime

Shkrimtari, akademiku dhe skenaristi boshnjak, Abdulah Sidran the se anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik po sillet sipas planeve të ekspertëve të Beogradit.

“Mendoj se ekspertët nga Beogradi e edukuan Dodikun në këtë mënyrë”, thotë Sidran, i cili bëri një dallim mes Kosovës dhe Bosnjës.

- Advertisement -

“Dallimi në mes Bosnjës dhe Kosovës është se Kosova fitoi të drejtën e pavarësisë për shkak se u përball me një tentativë gjenocidi dhe ata që i shpëtuan tentim-gjenocidit kanë të drejtë të shkëputen, ndërsa në Bosnjë shkëputjen e kërkojnë ata që kanë kryer gjenocid”, tha ai në një emision televiziv, shkruajnë mediat boshnjake.

Për situatën në Bosnjë, Sidran tha se rrethanat nuk janë aspak të lehta. Sipas tij, këshilli i intelektualëve boshnjakë është adresa për ta trajtuar situatën.

I pyetur nëse është koha për të thirrur një seancë më parlamentin boshnjak, Sidran tha:

- Advertisement -

“Kjo është pyetja kryesore. Ideja është që gjithçka të shkojë në mënyrë multietnike dhe shtetërore dhe kështu do të shkojë, ne nuk kemi nevojë vetëm për boshnjakët”, tha ai.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik kërcënoi hapur të mërkurën se do ta ndalojë punën e organeve gjyqësore shtetërore në territorin e Republika Srpskas dhe se ligjet e RS do të miratohen brenda një muaji për t’i legalizuar përpjekjet e para konkrete për shkëputjen nga Bosnja.

- Advertisement -

Dodik sulmoi vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u tha qeverive të këtyre vendeve se ato janë jodemokratike dhe se politikat e tyre do të dështojnë ta shpëtojnë Bosnjën. Ai u shpreh i shqetësuar veçanërisht nga ministrja e re e e Punëve të jashtme në Gjermani, Annalena Baerbock, e cila mbron hapur propozimin për sanksionimin e Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai konfirmoi se politika e tij nuk ka shumë mbështetës në Evropë, por vlerësoi kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilin e quajti “një burrë shteti i rëndësishëm evropian” dhe “vizionar”, ndërsa tha se RS do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie miqësore me Hungarinë.

Së fundmi, gazeta britanike, The Guardian shkroi se Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi, i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i ka kërkuar Dodikut vetëm shtyerjen e planit të tij për shpërbërjen e Bosnjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit