0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Akademiku Kosovar: Ka pasë hoxhollarë rus që kanë fol shqip, u kanë thënë shkoni në xhami e jo në shkollë

Rekomandime

Frashër Demaj është pjesë e Akademisë së Shkencave si anëtar me korrepsondencë. I ftuar në emisionin “Oxygen”, akademiku Demaj ka folur për shumë tema.

E natyrshëm, ai ka folur edhe për islamin e shqiptarët, duke thënë se ka pasur hoxhollarë me prejardhje ruse, që kanë propaganduar kundër dërgimit të shqiptarëve në shkollat shqipe.

- Advertisement -

“Shumica e popullsisë shqiptare në Kosovë ka qenë e besimit islam dhe kjo është e natyrshme, por që ka pasur hoxhë edhe që janë pagu, po edhe rus, absolutisht po. Edhe rusë, ka fol shqip, edhe i kanë trajnu këta, kanë pasur shkolla speciale. Këta kanë çu edhe priftërinj ortodoks në Bullgari, për mi bindë bullgarët që shpëtim i tyre do të jetë nëse ata janë pjesë e Serbisë. Pra është strategji serbe.” – theksoi ai.

VIDEO KËTU

- Advertisement -

“Këtu ka çu hoxhollarë me i bindë që mos i çoni fëmijët në shkollë, mani vetëm nëpër xhamia, edhe shqiptari nuk bën me shku në shkollë se bëhet shk* dhe s’ka kush me i rujtë gjanë nëpër livadhe” – vazhdoi ai, duke përdorur edhe një term që nxit urrejtje ndaj serbëve.

Z. Demaj, ndonëse është pjesë e institucionit më të lartë shkencor, e citoi historinë orale si faktues të hipotezave të tij për hoxhollarët rus.

- Advertisement -

“Ky është fakt, është oral history, që i bie është tregim që e kanë përcjellë shqiptarët brez pas brezi” – tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit