8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Akademiku serb, Kovaçeviç: Kush nënshkruan pranimin e Kosovë do të shuhet ende pa u tha ngjyra e shkrimit

Rekomandime

Anëtari i Akademisë së Arteve edhe Shkencave të Serbisë Dushan Kovaçeviç në intervistën për gazetën “Kurir” vlerësoi se askush nuk do të guxojë të nënshkruajë pranimin e Kosovës, sepse do të vd*es para se të thahet ngjyra e shkrimit.

Ai konsideron se çështjet e mëdha siç është çështja e Kosovës duhet të shkojnë në referendum dhe përkujton se para kësaj duhet të vijë ndryshimi i Kushtetutës, por edhe thekson kjo kurrë nuk do të kalojë dhe askush nuk do të guxojë të nënshkruajë.

- Advertisement -

Kovaçeviç duke komentuar paraqitjen e “non paper” tha se “dikush luan me letra lakmuesi, hulumton temperaturën dhe teston pulsin që nxit një letër e tillë”.

“Çdo gjë është organizuar mirë, por nga ajo nuk ka asnjë përfitim. Shumica e madhe e shqiptarëve dhe serbëve nuk do të pajtohet për asnjë marrëveshje të tillë. Nëse është kusht për rrugën e mëtejme drejtë BE pranimi i Kosovës, atëherë nuk do ketë aso rruge”, tha Kovaçeviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit