10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

AKR e Pacollit është e hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen

Rekomandime

Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

- Advertisement -

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, ka shkruar Murseli.

Ai ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit