Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa shkaqet nuk janë bërë të dituara akoma.
Në pamjet e publikuara shihet se njëra nga veturat është rrokullisur, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të mëdha.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha Ahmeti