11.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Lukashenko kërcënoi me ndaljen e gazit rus, ia kthen Putini: Në mos pastë thënë në të nxehtët e momentit

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën se Bjellorusia nuk është konsultuar me të para se ta përmendte mundësinë e zvogëlimit të rrjedhës së gazit natyror rus për në Evropë, duke shtuar se një veprim i tillë do të ishte rrezik për dëmtimin e raporteve mes Minskut e Moskës.

- Advertisement -

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, të enjten kërcënoi me hakmarrje ndaj çfarëdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian kundër vendit të tij rreth krizës me emigrantë në kufirin me Poloninë, duke sugjeruar se ai mund ta ndërpresë kalimin e gazit nëpër territorin e Bjellorusisë.

Paralajmërimi i tij për një kohë të shkurtër e ngriti çmimin e gazit në Evropë, kontinent që rreth një të tretën e kësaj lënde e blen nga Rusia, përfshirë edhe përmes gazsjellësit “Yamal-Europe”, që kalon nëpër Bjellorusi e vazhdon për në Poloni e Gjermani, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express. Sektori bjellorus i këtij gazsjellësi është në pronësi të gjigantit rus, “Gazprom”.

“Kam folur së fundi dy herë (me Lukashenkon) dhe ai nuk mua përmendi këtë, ai madje as nuk dha shenja”, tha presidenti rus në një intervistë televizive, duke e bërë komentin e parë publik rreth kërcënimit të Bjellorusisë.

- Advertisement -

“Natyrisht, në teori, Lukashenko si president i një vendi transit do të mund të urdhëronte që furnizimet tona (me gaz) t’i ndërpriten Evropës, por kjo do të nënkuptonte shkelje të kontratës sonë për transitin e gazit dhe shpresoj që kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Sipas tij, nëse Bjellorusia e ndërpret qarkullimin e gazit, kjo do t’i shkaktonte dëm të madh sektorit evropian të Energjisë dhe “nuk do të ndihmonte në zhvillimin e raporteve tona me Bjellorusinë si vend transit”.

- Advertisement -

“Do ta ngris këtë çështje me të (Lukashenkon), në rast se kjo nuk ka qenë diçka që është thënë në të nxehtit e momentit”, shtoi presidenti rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit