4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, ka të vdekur

Rekomandime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime, raporton Express.

- Advertisement -

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,  Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfiksave. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy  persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë.Në aksident janë të perfshira dy automjete./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit