8.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, vdesin dy persona

Rekomandime

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, përkatësisht rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër. Dy të vdekur është bilanci i këtij aksidenti tragjik, shkruan Reporteri.net.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Reporterit se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të veturës tip Mercedes, e cila nga prapa ka goditur një veturë tjetër.

Nga përplasja e dy mjeteve ka vdekur njëri nga shoferët dhe një pasagjere, ndërkohë që sipas policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar për në polici.

Njoftimi i policisë:
Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /Reporteri.net

Më shumë artikuj

Të fundit