8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Aksident i tmerrshëm në Prizren, vdesin dy të rinj 22 dhe 23 vjecarë, 3 të Iënduar, një në rrezik jete

Rekomandime

Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min., ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasoje përveç dëmeve materiale dy të rinj kanë vdekur, ndërsa tre persona kanë pësuar Iëndime trupore.

- Advertisement -

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Ne fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min., ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasoje përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar Iëndime trupore.

Dy persona nga të Iënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasoje e Iëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu Iëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar Iëndime të lehta trupore.

- Advertisement -

Dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili po merret me rastin.

- Advertisement -

Me rastin po merren edhe hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit