Aksident tragjik në Gjermani. Shtatë persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën ‘B247’ në Gjermaninë qendrore, ndërsa tre persona po Iuftojnë për jetën.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i zjarrfikësve në Bad Langenzalc, vendi ku ndodhi aksidenti.
Sipas informacioneve të para, dy makina janë përpIasur me njëra-tjetrën e më pas morën fIakë.
Zjarrfikësit nuk kanë mundur t’i ndihmojnë pasagjerët, pasi gjashtë personat u dogjën brenda, ndërsa një person tjetër i cili ishte në një makinë tjetër, nuk doli i gjallë nga mjeti i tij.
Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave, ndërsa rruga ‘B247’ është mbyllur pas aksidentit.