14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Aksident tragjik/ PërpIasen makinat, digjen 7 persona brenda tyre – 3 në gjendje të rëndë në Gjermani

Rekomandime

Aksident tragjik në Gjermani. Shtatë persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën ‘B247’ në Gjermaninë qendrore, ndërsa tre persona po Iuftojnë për jetën.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i zjarrfikësve në Bad Langenzalc, vendi ku ndodhi aksidenti.

Sipas informacioneve të para, dy makina janë përpIasur me njëra-tjetrën e më pas morën fIakë.

- Advertisement -

Zjarrfikësit nuk kanë mundur t’i ndihmojnë pasagjerët, pasi gjashtë personat u dogjën brenda, ndërsa një person tjetër i cili ishte në një makinë tjetër, nuk doli i gjallë nga mjeti i tij.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave, ndërsa rruga ‘B247’ është mbyllur pas aksidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit