Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Polane, ku një i ri ka vdekur pasi ka rënë në humnerë.
Tre të rinj ishin nisur për në Bjeshkët e Istogut, por kushtet e këqija atmosferike kishin bërë që ata të pësojnë një aksident dhe të bien në një humnerë prej 300 metrave.
Si pasojë e kësaj një pasagjer ka vdekur, kurse shoferi dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë kanë shpëtuar duke marrë lëndime të rënda.
Komunikata e plotë nga Policia:
Ju informojmë se me datën 26.08.2019, rreth orës 07:00, Policia e Kosovës –Stacioni Policor në Istog është njoftuar se në bjeshkët e Istogut ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast 1 (një) person ka humbur jetën dhe 2 (dy) të tjerë janë lënduar.